Vlora ishte ndalesa e parë e kryesocialistit Edi Rama me rrjetin e vullnetarëve të selisë rozë, takime këto që do të vijojnë në mbarë vendin. I përqendruar kryesisht tek politikat arsimore të të rinjve, të cilat siç theksoi kryesocialisti do të jenë prioritet i selisë rozë pas fitores në zgjedhjet e qershorit. Ai premtoi mundësi dhe shanse të barabarta shkollimi për të gjithë.
Edi Rama: “Ne do t’i japim çdo fëmije mundësinë e barabartë për shkollim, pavarësisht nëse ka lindur në Tiranë apo në fshatrat e Hasit, ose Mallakastrës. Asnjë fëmijë i varfër nuk do të mbetet pa libra, asnjë prind që nuk blen dot librat fëmijës për shkak të varfërisë, nuk do të mbetet pa ndihmën tonë dhe asnjë zonë rurale nuk do të mbetet pa mësues.”
Po ashtu në takimin me vullnetarët e qytetit të Vlorës, Rama premtoi dhe transport falas të çdo fëmijë që sipas tij udhëton në këmbë për të mbërritur në shkollë.
Edi Rama: “Pas 142 ditësh do të fillojë fundi i njëshkolonave migjeniane të kalamajve që në shi e dëborë ecin me orë të tëra për të mbërritur në shkollë. Kudo që do të ketë fëmijë për të shkuar në shkollë më shumë se 20 minuta në këmbë do të jemi në që do t’i transportojmë falas.”
Duke i ftuar të rinjtë vullnetar të partisë së tij që të bëhen pjesë e një fitoreje për të ndërruar epokën e politikës së vjetër, me atë të politikës së re të qytetarëve, Rama i cilësoi zgjedhjet e qershorit si mundësi të çdo shqiptari për ndryshim./tvklan.al
Gazetare; Jolldiz Mitro