Emigracioni i paligjshëm në Itali është tashmë krim.

Ligji i propozuar nga Ministri i Brendshëm, Roberto Maroni, dhe i votuar në parlament në fillim të Korrikut ka hyrë zyrtarisht në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

Ai parashikon që hyrja ose qëndrimi ilegal në territorin italian të konsiderohen shkelje ligjore dhe të dënohen me një gjobë prej 5 mijë-10 mijë euro.

Qëndrimi i emigranteve klandestinë në qendrat e identifikimit dhe të dëbimit zgjatet nga dy muaj deri në gjashtë muaj, ndërsa personat që strehojnë klandestinët rrezikojnë deri në tre vjet burg.

Masa të tjera te këtij ligji të kritikuar nga opozita përfshijnë gjithashtu edhe krijimin e të ashtuquajturit regjistri i të pastrehëve që do t’i dorëzohet Ministrisë së Brendshme.

Një ditë më parë ministri Maroni do firmosi dekretin ekzekutiv qe bën të mundur edhe vigjilimin e territorit nga ana e qytetareve te thjeshtë.

Këto formacione që kanë në shënjestër kryesisht emigrantët dhe eksponentë të krimit të organizuar tashmë njihen me ligj.

Vendimi shihet me skepticizëm nga opozita, eksponentë të së cilës deklaruan se italianet kane te drejte te mbrohen nga forcat e rendit dhe jo nga skuadra qytetaresh qe mbajnë këmisha të njëjta./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle