Kryebashkiakia e Parisit, Anne Hidalgo, notoi në Senë pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike Verore. Një veprim ky për të larguar frikën se ujërat e lumit që përshkon kryeqyetetin francez janë të ndotura dhe nuk mund të mbahen garat olimpike.
Së bashku me Hidalgo ishte edhe kreu i komitetit organizator të Paris 2024, Tony Estanguet dhe prefekti rajonit Ile-de-France, Marc Guillaume. Pak ditë më parë edhe ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera kreu të njëjtin veprim.
Në lumin Senë janë parashikuar të mbahen garat e kanotazhit dhe kanoes, por edhe ato të triathlonit. Ceremonia e hapjes së olimpiadës verore do të zhvillohet më 26 korrik në lumin Senë dhe ky eveniment do të zgjasë deri më 11 gusht me pjesëmarrjen e thuajse 11 mijë sportistëve nga mbi 200 vende të botës.
Tv Klan