Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i bashkisë Edi Rama është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, ku për rreth një orë iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve në lidhje me një kallëzim të bërë nga Sokol Olldashi, kryetari i komisionit parlamentar, për hetimin e punës së Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës.

Pas seancës në prokurori, Rama është larguar nga organi i akuzës, duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm. Në lidhje me sqarimet e dhëna në prokurori, Rama nuk është shprehur as disa orë më vonë i pyetur pranë bashkisë së Tiranës, por thjeshtë është shprehur se e ndjenë si detyrim qytetar t’i përgjigjet kërkesës së prokurorisë, për t’u paraqitur për deponim.

Gazetarja:- Zoti Rama çfarë deklarimesh keni bërë në prokurori?

Kryebashkiaku Edi Rama:- “Nuk e kuptoj gjithë këtë kuriozitet, ju e dini që ka një kallëzim nga zoti Sokol Olldelja, për gjoja pengim të hetimeve, prokuroria bën detyrën e vetë, në bazë të këtij kallëzimi. Unë bëjë detyrën time si qytetar i thirrur për të dhënë sqarime dhe Olldelja, bënë detyrën e vetë në bazë të urdhrave, që merr nga doktor mamadhia”.

Kryetari Rama dhe nënkryetarja Bizhga u thirrën për sqarime në prokurori, pasi kryetari i komisionit parlamentar Olldashi, ka akuzuar se është shpërdoruar detyra dhe është penguar zbardhja e së vërtetës, vepër kjo që sanksionohet nga kodi penal. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur, se ndaj Ramës dhe Bizhgës, po hetohet dhe seancat me pyetje kanë pasur për qëllim zbardhjen e kompetencave të kerëve të bashkisë për rastin në fjalë.

Pas deklaratës së kryebashkiakut Rama, në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj tij në prokurori, ka reaguar edhe kryetari i komisionit hetimor Sokol Olldashi.

Sokol Olldashi:- “Nuk besoj se prokuroria është porositur nga kush për të rritur Edi Ramën, fakti që e kanë thërritur do të thotë që kanë parë një shkak, megjithatë këto janë probleme të brendshme të prokurorisë. Përsa i përket komenteve të zotit Rama, mund të them, vetëm që nuk dënjojë të merrem me dhi të zgjebosura të cilave nuk ka magjistar që ua mban bishtin përpjet”./tvklan.al