Sali Berisha: “Do të ndalem këtu vetëm në zhvillimet e 3 ditëve të fundit. Sot PE miratoi një rezolutë të cilën kërkon pas plotësimit të kushteve nga Shqipëria, heqja e vizave për shqiptarët të bëhet me urgjencë. I jep mbështetjen e plotë politike procesit të heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë. Dje këshilli i ambasadorëve të BE-së 27 ambasadorë vendosën që kërkesën e Shqipërisë për statusin kandidat, t’ia kalojnë për shqyrtim ditët e ardhshme të këshillit të ministrave të BE-së. Ditën e hënë drejtorët e bordit … votuan në unison se Shqipëria për suksesin e luftës kundër korrupsionit plotëson këtë shtyllë kryesore të përfitimit të … Këto pra janë 3 ditë të mëdha me tre zhvillime shumë të mëdha për çdo qytetar shqiptar për çdo familje shqiptare, për shoqërinë shqiptare në tërësi, për shqiptarët kudo që janë. Për qytetarët e këtij vendi në raport me BE-në nuk ka asgjë më të rëndësishme, nuk ka asgjë më jetike, nuk ka asgjë më të domosdoshme se sa lëvizja e lirë në kontinentin ku ata janë ndër banorët e parë në tërë historinë e tij.”/tvklan.al