Sali Berisha: “Aksi Tiranë-Elbasan, do të jetë aksi më i shkurtër, gjithsej 25 kilometra me tunel. Ky variant fiton mbi variantet tjera”.
Alfred Peza: Kush do ta bej këtë? Se para 4 vjetësh e keni dhënë me koncesion Gjeqarit?
Sali Berisha: “Jo, nuk do përdoret ai variant”.
Alfred Peza: Dmth është anulluar Gjeqari?
Sali Berisha: “Është më i shkurtër, më i kushtueshëm”.
Alfred Peza: Apo do bëhen të dyja?
Sali Berisha: “Jo. Është më i shkurtër, më i kushtueshëm. Është me tunel 2.2 ose 2.7 km”.
Nisja e autostradës Tiranë-Elbasan me tunel në Kërrabe, është pjesë e projektit të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore boshtit qendror jugor, një premtim elektoral i kryeministrit Berisha që mesa duket po konkretizohet me shpejtësi.
Kryeministri Berisha, gjate emisionit ora e debatit në TV Ora News dha edhe afatet për autostradën e re e cila do të përgjysmojë distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në 25 kilometra të përshkueshme për vetëm 18 minuta me automjet.
Sali Berisha: “Fillimi do jetë maksimumi shpresoj. Përfundon projekti tani, përfundon projekti edhe i tunelit edhe i trajektores dhe fillon brenda vitit 2010. Kjo është e sigurt. Është 25 pik pak kilometra nga Sauku gjer në Bradashesh”.
Piknisja e autostradës Tiranë-Elbasan do të jete nyja e unazës së re të Tiranës, për te vijuar në Lundër, Mullet, Ibë, duke përshkuar Kërrabën me anë të një tuneli prej mese 2 kilometrash e duke dalë në anën tjetër në luginën e Bradasheshit, e gjitha kjo për vetëm 25 kilometra.
Ky ishte një nder tre projektet në letër që ishin hedhur për të lidhur kryeqytetin me Elbasanin për të shmangur kështu rrugën e vështirë në qafe Kërrabë.
Sipas shefit të qeverise u përzgjodh ky variant pasi i shërben mese miri trafikut në boshtin e jugut.
Sali Berisha: “Trajektorja e boshtit të jugut pa për Kuçovë ose pa për Berat ka shumë, shumë shanse ti përfundoj brenda vitit 2010. Ndërkohë po punohet për projektin Berat-Memaliaj, i cili është shumë i kushtueshëm. Por prapë kanë premtime shumë serioze nga miq, nga drejtues të vendeve mike se do të na ndihmojnë Kuvajti, por dhe të tjerë”.
Fale kësaj autostrade me 4 korsi e cila fillon brenda vitit te ardhshëm Elbasani do të shndërrohet në një lagje të kryeqytetit./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro