Fehmi Mujota është njeriu i parë që do ta drejtojë ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës. Dy muaj pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së re, kryeministri Hashim Thaçi ka emëruar sot Mujotën kryeministër të forcës së sigurisë.
Në një intervistë ekskluzive për televizionin Klan, Fehmi Mujota shprehet i kënaqur me besimin që mori.
Fehmi Mujota: “Është një besim shumë i lartë që me ka besuar kryeministri i Kosovës për të kryer nje detyrë me kaq përgjegjësi. Është një besim institucional, është një përgjegjësi para qytetarëve të vendit dhe ne sot po sa kemi biseduar çështjet e para të punës konkrete, do të jemi të përkushtuar maksimalisht që të mbarojnë detyrat tona sipas kushtetutës së vendit.”
Fehmi Mujota një ish-pjesëtar i UÇK-së, vjen nga radhët e PD-së të Kosovës ku gëzon një reputacion të mirë. Forca e sigurisë së Kosovës, e cila do të ketë 2500 pjesëtar, parashihet të formohet në bazë të pakos së Marti Ahtisarit. Roli saj do të jetë i ngjashëm me atë të TMK-së, një turp kjo që do të shpërbëhet së shpejti.
Fehmi Mujota: “Jemi shumë të bindur që në bazë të strukturës që kemi në trupën mbrojtëse të Kosovës në punën e tyre të suksesshme në vazhdimësi dhe në punën e qeverisë me një koncept të qartë për të ardhmen e vendit. Me partneritet të plotë me strukturat e NATO-s do arrijmë që në kohën e duhur të kemi të strukturuar forcën e sigurisë së Kosovës./tvklan.al
Gazetar: Leonard Kërquki