Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Partia Republikane ka çelur sot fushatën elektorale në qytetin e Shkodrës. Në një takim me simpatizantë të qytetit verior, Fatmir Mediu kryetar i kësaj partie ka theksuar në fjalën e tij, se është koha për ndryshim dhe se koha e qeverisjes qendrore dhe vendore e socialistëve ka shkuar.
Fatmir Mediu:- “Kanë qenë njerëzit e Partisë Republikëne, kryetarët e PR, si Namik Kamberi etj, intelektualët e PR, të cilët në mënyrë të qartë kanë theksuar, se ne nuk mund të jemi vetëm bashkë, kur disa duan të shkojnë në parlament dhe kur vjen fati i dibranëve dhe shkodranëve në duhet të jemi të ndarë për interesat e kryetarëve të partive. Prandaj mendoj se ne duhet të jemi së bashku pavarësisht nga ngjyrat politike brenda së djathtës, pavarësisht nga mozaiku i cili ka vlera të padiskutueshme, por ky mozaik le të paraqitet në këshillat bashkiak, aty ka vlerë dhe jo atje ku i merren votat kandidatit kryesor duke i dhënë votat kandidatit të PS”./tvklan.al