Pak net më parë emisioni “Stop” në Tv Klan doli në mbrëmje pranë nënkalimit që lidh zonën e Liqenit të Thatë me Liqenin artificial, pasi banorët shpesh kanë shprehur shqetësimin që në këtë nënkalim nuk ka ndriçim.
“Stop” përshkoi gjithë nënkalimin dhe të gjitha mjetet e ndriçimit janë të thyera. Qytetarët detyrohen të bëjnë dritë me celular, por thonë se janë të shqetësuar për fëmijët që detyrohen të kalojnë në këtë rrugë, si e vetmja alternativë për këmbësorët.
Ndërsa për nënat me karroca, situata duket edhe më e ndërlikuar. Pak ditë më pas “Stop” rikthehet në këtë nënkalim ku tashmë janë ndezur dritat. Nuk janë rregulluar neonet apo llampat, por thjesht janë ndezur pasi i kanë lidhur me ndriçimin e autostradës. Qytetarët që kalojnë aty falënderojnë emisionin “Stop” për zgjidhjen./tvklan.al