Kulla Grenfell e Londrës, e cila u përfshi nga flakët më shumë se 7 vjet më parë, ku humbën jetën 72 persona, do të shkatërrohet.
Zjarri përfshiu bllokun 23-katësh në një nga zonat më të pasura të Londrës gjatë orëve të para të 14 Qershorit 2017.
Mësohet se shembja e kullës, do të fillojë në Qershor të këtij viti. Inxhinierët kanë bërë të ditur se struktura e kullës po përkeqësohet me kalimin e kohës dhe se ndërtesa ose një pjesë e saj që është dëmtuar ndjeshëm dhe duhet të hiqet me kujdes.
Vendimi u konfirmua nga Joe Powell, deputeti i parlamentit për Kensington, zona ku ndodhet kulla. Ai shkroi në platformën X se vendimi nuk ishte i lehtë dhe se Grenfell Tower do të jetë gjithmonë në zemrat e komunitetit.
Një hetim mbi zjarrin i cili publikoi raportin e tij përfundimtar vitin e kaluar, fajësoi për fatkeqësinë qeverinë, industrisë së ndërtimit dhe, mbi të gjitha, firmave të përfshira në montimin e pjesës së jashtme.
Një komision tha në raportin e tij të vitit 2023 se nëse kulla bie ajo duhet çmontuar me kujdes. Ndërsa projekti përfundimtar pritet në pranverën e vitit 2026 dhe ndërtimi mund të fillojë atë vit.
Klan News