Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka nisur një hetim kundër qeverisë italiane të Giorgia Melonit. Sipas mediave italiane, hetimi ka të bëjë me arrestimin dhe më pas kthimin në Bejrut të libanezit Osama Almasri.
Ky hetim bazohet në një ankesë të një refugjati nga Sudani që ka përfituar azil në Francë, i cili raportoi në detaje, në të kaluarën, torturat që ai dhe gruaja e tij pësuan nga Almasri kur ai ishte në krye të policisë se burgjeve në Tripoli, një rrjet famëkeq i qendrave të paraburgimit të drejtuar nga Forca e Mbrojtjes Speciale e mbështetur nga qeveria.
Ai u arrestua në Torino më 19 janar, por pas dy ditësh u lirua dhe u dëbua. Sipas qeverisë italiane, akuzat ndaj tij, të vërtetuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, përmbanin pasaktësi dhe mospërputhje të rënda, dhe deportimi dhe transferimi i tij në Libi me një avion të qeverisë italiane u vendos për shkak të rrezikut të lartë që paraqet individi në fjalë.
Opozita italiane vijon t’i kërkojë kryeministres Giorgia Meloni, që të bëjë një rrëfim të detajuar të gjithë kësaj historie, duke shpjeguar arsyen se pse zyrtari libanez nuk qëndroi në burgun e Torinos.
Almasri është në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për tortura, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Klan News