Franca dhe Holanda i dorëzuan të enjten Ukrainës avionë luftarakë, duke i rritur mundësitë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore nga bombardimet ruse.
Presidenti Zelensky tha se Ukraina ka marrë një grup të parë të avionëve luftarakë francez Mirage 2000, si dhe ato luftarakë shumërolësh, F-16 nga Holanda. Ai falenderoi presidentin francez Emmanuel Macron për këtë ndihmë të dhënë, duke e cilësuar një tjetër hap drejt sigurisë së Ukrainës.
Numri i saktë i avionëve F-16 dhe Mirage të dorëzuar nuk u zbulua, por parashikohet që Franca të dërgojë 26 avionë të tillë, për shkak të rinovimit të flotës ajrore ushtarake franceze.
Tv Klan