Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi janë konstatuar se po kultivonin bimë narkotike, në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje në Krujë.

Sipas asaj që njofton policia bëhet e ditur se në pranga kanë rënë 55-vjeçari Sh.S dhe 23-vjeçari M.M të dy banues në Mukje. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Monitorimi”, ku si rezultat janë sekuestruar 130 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak.  

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.


Njoftimi i policisë:

Krujë/ Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Monitorimi”. 

Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. S., 55 vjeç, dhe M. M., 23 vjeç, të dy banues në Mukje, Krujë. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.


/tvklan.al