Moderatorja e emisionit “Kampionët”, Marina Vjollca, vendosi Ilir Shulkun, përpara një pyetje të vështirë, duke i thënë se kur do e marrë Alban Bushi drejtimin e Kombëtares A, ashtu siç ka bërë De La Fuente te Spanja.
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, deklaroi se Bushi ka bërë një punë shumë të mirë në drejtimin e Shqipërisë U-21, duke afruar lojtarë të rëndësishëm në ekipin e parë.
Sipas Shulkut, sukses për U-21, është që të kalojë 2-3 lojtarë tek ekipi i parë, ndërsa Bushi ka dërguar më shumë.
Pjesë nga biseda:
Marina: De La Fuente, kishte U-18, U-19 dhe U-21 dhe tani kombëtaren e parë të Spanjës. Po Bushi, kur do e ketë drejtimin e Kombëtares A?
Shulku: Bushi ka bërë një punë shumë të mirë, këtu ku është. Pika më e rëndësishme e trajnerëve të të rinjve, është që të furnizojnë ekipin A. Një pjesë e lojtarëve që janë tek ekipi A, kanë kaluar nga kombëtarja e U-21. Nëse 2-3 lojtarë nga U-21 shkojnë te Kombëtarja A, është sukses. Bushi ka sjellë më shumë. Pjesa më e madhe e lojtarëve që janë shumë cilësorë, kanë kaluar nga Bushi. Ky është realiteti. /tvklan.al