Momenti i shumëpritur erdhi: është djalë apo vajzë? Kjo është pyetja që na ka mbajtur mbërthyer prej ditësh, që kur Arlindi dhe Ueda njoftuan pritjen e ëmbël.

Këtë të hënë, çifti ka marrë nën menaxhim profilet sociale të “Love Island Albania”, për të treguar pak nga dita e tyre pas daljes nga vila e famshme e dashurisë, por edhe për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.

Fituesit e edicionit startues na shëtitën në spital për të ndarë me ne disa çaste gjatë ekos. Pjesa më e bukur është që as ata vetë nuk e dinin gjininë e foshnjës, pasi kishin planifikuar të surprizoheshin me lajmin kaq të rëndësishëm për ta, në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Këtë gjë Ueda dhe Arlindi e treguan në një ‘story’, ku shkruanin: “Na ndiqni te @rudinamagjistari sot në 5! Dhe ju do e mësoni në të njëjtën kohë si ne”.

E kështu, në një intervistë ekskluzive për programin, ata rrëfyen për dashurinë e tyre, duke na dhënë emocione të forta. Pra, është djalë apo vajzë?

Në një atmosferë të krijuar enkas për dy zogjtë e dashuruar, me tullumbace blu dhe rozë, zbuluam lajmin e ëmbël. Ata shpuan një tullumbace të zezë plot me pikëpyetje nga e cila dolën shirita rozë. Përqafime, puthje, duartrokitje e lot gëzimi mbushën studion.

Ueda dhe Arlind janë bekuar me një vajzë!

Rudina Magjistari: Do të jetë një bebe vajzë, bebja juaj e parë. Urime, urime e dashur! Më bëhet qejfi që t’u plotësua dëshira ty (Uedës), nuk ka si vajza. Tjetër herë me djalë. Por shijojeni vajzën sepse vajzat janë të mrekullueshme, janë bekim! Si ndiheni?

Ueda: E kam thënë Lindi, a të thashë?

Arlindi: E ka thënë, po. Jam shumë i gëzuar!

Rudina Magjistari: Më thuaj pak, kur e patë atë ngjyrën, petalet rozë…

Ueda: Ka pak dritë këtu dhe e pashë mirë: “A është rozë?” edhe kur e pashë…

Rudina Magjistari: U gëzove shumë?

Ueda: U gëzova shumë sepse kisha një ndjesi që është vajzë, edhe nuk gënjen intuita.

Rudina Magjistari: Sa bukur! /tvklan.al