Në rubrikën ”Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan dy motrat Ermela dhe Arlinda rrëfyen historinë e dhimbshme të familjes së tyre, por edhe vështirësitë me të cilat po përballen, për shkak të sëmundjes së nënës së tyre.
Ajo gjithmonë ka dashur të ishte një ditë pjesë e programit dhe u thoshte vajzave të saj sikur djali ta çonte aty. Motrat treguan se pavarësisht sëmundjes që ka patur, djemtë nuk i kanë qëndruar afër. Madje asaj i kanë munguar edhe telefonatat nga ana e tyre dhe kjo ka qenë edhe më e dhimbshme për të.
Ardit Gjebrea: Pse e keni sjellë këtu mamin?
“Mami sa herë që shikon mesazhet në tabletë dhe thotë, ja sikur të më çojë djali mua të më kërkonte falje dhe unë i them ku i dihet, mbase do të çojë ndonjëherë. Dhe unë doja që t’ia bëja surprizë, meqënëse dhe unë së shpejti iki sërish në Gjermani dhe doja para se të ikja të bëja këtë suprizë. Në fakt ne e kemi sjellë për ta falenderuar që është nëna jonë, që ka sakrifikuar kaq shumë jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë fëmijët e saj. Ndonjëherë edhe s’ia kanë ditur, por njerëzit që kanë vërtet zemër, i dinë sakrificat e një nëne.“
Ardit Gjebrea: Pse thotë mami që sa do doja që të më çonte djali?
“Sepse mami jonë e ka patur shumë pikë të dobët vëllain, sidomos një nga vëllezërit që ka jetuar në shtëpi dhe e ka patur shumë pikë të dobët dhe ishte shumë e lidhur.”
Ardit Gjebrea: Se the sikur ta çonte djali dhe të më kërkonte dhe falje?
“Sepse kanë ndodhur disa situata në familjen tonë, që nuk kanë qenë aq të mira. Një nënë nuk i përmend kurrë këto gjëra dhe ajo asnjëherë nuk i përmend dhe të thotë pse ma bëri këtë? Por nuk i ka patur afër, ky është problemi më i madh, që kur ajo u sëmur nuk i ka patur afër djemtë e saj. Nuk po them për gjëra materiale, se jemi përpjekur dhe do përpiqemi sa të jemi gjallë, por të paktën një telefon, edhe të paktën çdo ditë. Çdo ditë ta marrësh dhe ta pyesësh nënën, si je sot? A ke shqetësime? Ndoshta kjo gjë është tepër e dhimbshme për një nënë”./tvklan.al