Sulmuesi francez ka lavdëruar yllin portugez, me të cilin do të përballet të shtunën, duke thënë se nuk do të ketë kurrë një tjetër si ai.
Kylian Mbappé, kapiteni i kombëtares franceze të futbollit, deklaroi në një konferencë për shtyp të enjten se e admiron madhështinë e Cristiano Ronaldos. Mbappe, i cili të shtunën do të përballet me Ronaldon në çerekfinalen e Euro 2024, deklaroi se “nuk do të ketë kurrë njeri” si lojtari portugez.
Mbappe lavdëroi Cristiano Ronaldon, i cili mund të luajë ndeshjen e tij të fundit në një kampionat evropian. Pavarësisht admirimit të tij, Mbappé e bëri të qartë se shpreson që Franca të jetë skuadra që do të arrijë në gjysmëfinale, edhe nëse kjo do të thotë eliminimin e ish-yllit të Real Madridit.
Mbappe: Të gjithë e dinë admirimin që kam pasur gjithmonë për Cristianon. Kam pasur mundësinë të takohem dhe bisedoj me të shumë herë. Jemi në kontakt dhe ai gjithmonë përpiqet të më japë këshilla të mira. Është një nder.Pavarësisht se çfarë do të ndodhë, ai do të mbetet një legjendë e futbollit. Por shpresoj që të kalojmë ne. Nuk kam pasur zili kurrë asgjë. Unë thjesht dua të admiroj madhështinë e Cristianos. Nuk do të ketë njeri si ai. Ai ka lënë gjurmë në historinë e futbollit. Ai ka frymëzuar breza, ka shënuar gola të panumërt dhe ka fituar një numër të madh titujsh. Unë kam respekt të madh për të, por shpresoj se ai nuk do të jetë shumë i lumtur sepse ne do të kemi kaluar në gjysmëfinale.
I pyetur nëse dëshiron të ndjekë hapat e Cristianos në Real Madrid dhe të bëhet një idhull si ai, Mbappé theksoi se lojtari portugez “është unik dhe ka vetëm një”. Ai theksoi se dëshiron vetëm të ndjekë “rrugën e tij”.
Për më tepër, ai përmendi se ka pasur fatin që ka filluar të jetojë ëndrrën për të luajtur në Real Madrid dhe shprehu synimin e tij për të shkruar një histori të madhe në klub.
“Por unë nuk do të shkoj atje për të ndjekur historinë e Cristianos”, – tha Mbappe.
I pyetur për gjendjen e tij fizike kapiteni i Francës tha se por punon për të qenë sa më në formë
Mbappe: Nuk besoj se jam në 100% të formës. Nuk jam ai tip lojtari që jap justifikime, por që të jesh eksploziv, shumë i shpejtë, unë duhet të përgatitem mirë fizikisht, gjë që do ta bëjë me klubin tim këtë verë. Por kjo është një çerekfinale dhe unë jam i gatshëm të jap gjithçka që të ndihmoj skuadrën time. Ne mund të jem.
/tvklan.al