Tek apo çift, ja si do të dalim me makina nëpër qytet
Një nismë e re e qeverisë, që po diskutohet së fundi, ka të bëjë me uljen e ndotjes në qytete. Për këtë, mesa duket, nuk do të jetë i lejuar përdorimi i automjetit cdo ditë, por më ditë të vecanta. Në varësi nga targa, do të organizohen grafikët e lëvizjes me makina.
“Për Zotin tani nuk kemi drita”, qytetari sorollatet për kartë e pasaportë
Qytetari Branko Shatraj është paraqitur në redaksinë e emisionit Stop, pasi ka aplikuar për kartë identiteti dhe pasaportë dhe nuk po pajiset me to, pasi i thonë, se ka ndodhur një problem. Qytetarit fillimisht i thanë, se kur janë gjeneruar të dhënat nga regjistrat në regjistrin online, është bërë një gabim nga një punonjës. Por më pas shpjegimet dhe zgjidhja u bllokuan.Ne telefonuampunonjësen e gjëndjes civile në Bulqizë, e cila thotë, se nuk e di, ku qëndron tamam problemi, por me të po merret Drejtoria e Përgjithshme e Gjëndjes Civile.Në përgjigjen e email, qytetarit i thuhet, se aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti është pranuar dhe duhet të klikojë një link. Porfaqja e Identitek është e padisponueshme online dhe duhet të rezervohet takim pranë zyrave.Telefonojmë zyrën e identitek në Bulqizë. Punonjësja thotë, se nuk ka drita.Qytetari u drejtua në Ministri të Brendshme për të pyetur për problematikën e tij, ku sërish i thanë, se do t’i kthehet përgjigje me email.Por në fakt në përgjigje thuhet vetëm, se janë angazhguar për zgjidhje.Pasi Zyra e bashkëqeverisjes pranë kryeministrit mësoi ndërhyrjen tonë, qytetari u thirr dhe problemi u zgjidh.
Nëna e sëmurë, tre fëmijët me probleme mendore në varfëri, solidariteti
Në 20 dhjetor të vitit të kaluar transmetuam rastin e denoncuar nga qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë. Ajo tregoi, se familja Murga përbëhet nga 4 anëtarë, nëna e sëmurë dhe 3 fëmijëët e rritur me probleme të shëndetit mendor. Ata jetojnë vetëm me 100 mijë lekë të vjetra e prej vitesh nuk kanë as energji elektrike. Një qytetar, i quajtur Arben, i con ushqim cdo ditë e kështu mbijeton familja Murga.Ne vumë në lëvizje njësinë numër 8, Dritan Dangon me stafin, si dhe shërbimin social shtetëror rajonal dhe OSHEE-në. Ardi Kola nga OSHEE tha, se nëse bëhet një akt-marrëveshje, familjes mund t’i lidhen dritat. Por debia është 5 milionë lekë dhe duhet të paguhen dy vite, që të realizohet kjo marrëveshje.Ne i bëmë pagesën fillestare dhe i lidhëm dritat.Pas transmetimit tonë, të shumtë kanë qenë qytetarët, që janë solidarizuar me familjen Murga.Një biznes nga Elbasani i mundësoi ushqime dhe sende shtëpie. Një qytetar i dhuroi një kalorifer.Anxhela Bardhi nga Anglia i solli 2 milionë lekë për rregullimin e shtëpisë. Agim Murati pagoi dy vite akt-marrëveshjen me OSHEE-në dhe i siguroi ushqime cdo muaj nga një supermarket.