Lajme, #edicioniinformativ ora 23:55 data 20 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA: Epoka e artë e Amerikës nis tani
Donald Trump betohet si Presidenti i 47-të i Shteteve te Bashkuara. Ceremonia u zhvillua brenda Kapitol Hill, për shkak të të ftohtit ekstrem. Në fjalën e parë të mbajtur menjëherë pas marrjes së detyrës ai tha se “epoka e artë e Amerikës nis tani”.

Dita e parë, Trump firmos 22 anëtarët e kabinetit. “Hakmerret” ndaj kundershtarëve
Donald Tramp pas betimit firmosi emërimet e para në administratën e tij. Ata janë 22 anëtarët e kabinetit, ndërsa hoqi portretin e gjeneralit Milej nga Pentagoni, pasi e kishte cilësuar si fashist. Papa Françesku shpreh shqetësim për dëbimin e emigrantëve.

Berisha: Do i kërkoj Trump heqjen e “non grata”. SPAK, i angazhuar në luftën kundër opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se do t’i kërkojë administratës se re amerikane te rishikoje vendimin per shpalljen e tij “Non grata”. Ai akuzoi sot SPAK-un si strukturë te angazhuar ne luftën kundër opozitës.

PS-PD, “ok” ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Listat, 60 ditë para. Emigrantët votojnë edhe me karta të skaduara
Socialistet dhe Demokratet bien dakord per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Damian Gjiknuri zbulon per Tv Klan se listat do te dorëzohen 60 dite zgjedhjeve, ndërsa vlefshmëria e dokumenteve te identifikimit do te shtyhet per te mundësuar votimin e emigranteve.

Dumani: Gati strategjia për krimet zgjedhore. Politikanët në “Sky”? S’i kemi të gjitha bisedat
Ne prag te zgjedhjeve te 11 majit, SPAK ka gati strategjinë për te goditur krimet zgjedhore. Prioritet mbetet krimi dhe korrupsionit te zyrtareve te larte, por SPAK thotë se nuk disponon te gjitha bisedat ne aplikacionin SKY.