Mbrëmjen e kësaj të hëne emisioni “31 minuta” i përgatitur nga Qendra për Gazetari Cilësore në bashkëpunim me Zyrën e Marrëdhënieve Publike të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë fokusohet tek disinformimi. Lajmet e rreme, ato të manipuluar dhe censura duket se po pushtojnë rrjetet sociale dhe gjithë e më tepër po shihen si një kërcënim për informimin publik.