Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 28 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 28 Janar 2025
Mbërrin kontigjenti i tretë i emigrantëve nga Italia, 49 persona nga Afrika dhe Azia. 5 dërgohen në Itali
Vjen kontingjenti i trete i emigranteve nga Italia. 49 persona me origjinë nga Egjipti, Bregu i Fildishtë, Bangladeshi e Gambia do të qëndrojnë në Gjadër, ne pritje te shqyrtimit te kërkesave te tyre për azil. 5 prej tyre u dërguan menjëherë në Itali.
Trupi i Janullatos mbërrin në Tiranë. Do të prehet në katedralen Ortodokse
Trupi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbërriti pasditen e sotme në Tiranë. Ai është vendosur ne Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” për te kryer ritet fetare dhe homazhet dhe më pas do të prehet po në të njëjtën Katedrale.
Rama: Opozita do të marrë ‘’NoC Rrokun’’ me 11 maj. Berisha: Protestë në 8 shkurt: Rama bosi i organizatës kriminale
Kryeministri Rama shpreh bindjen në fitoren e mandatit te katërt më 11 maj dhe se opozita do të dështoje sërish. Berisha i përmend akuzat e Arben Ahmetajt si bos te Organizates Kriminale dhe bën thirrje për proteste me 8 shkurt.
Spak kërkon konfiskimin e 31 pasurive të Ervis Martinajt: Të krijuara nga aktivitete kriminale
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive te Ervis Martinajt, i cili akuzohet për porositjen e vrasjes se Indrit Dokles dhe rezulton i zhdukur prej vitit 2022. Behet fjale per 31 pasuri, si kazino, ndërtesa e sipërfaqe toke ne disa qytete te ndryshme.
Biznesmenët, në shënjestër të mashtrimeve me ‘’Signal’’ e ‘’Telegram’’. U kërkohen para në emër të miqve e politikanë
Biznesmenë te ndryshëm po bien pre e mashtrimeve te personave qe u kërkojnë shuma te mëdha parash në emër të miqve apo politikaneve nëpërmjet “Sinjal” e “Telegram”. Policia pranon se këto aplikacione janë te vështira për t’u monitoruar.
Kryeministri serb jep dorëheqjen pas protestave masive të studentëve në Beograd
Kryeministrin serb Millosh Vuçeviç jep dorëheqjen pas javëve të tëra protestash të studentëve qe dolën në rrugët e Beogradit pas tragjedisë me 15 viktima në Novi Sad. Dorëhiqet edhe kreu i bashkisë së këtij qyteti.
Inteligjenca Artificiale kineze, ‘’Deepseek’’ trondit bursat botërore. ‘’ Nvida’’ humbet 593 mln usd në 24 orë
Inteligjenca Artificiale kineze trondit boten dhe vë në dyshim dominancën amerikane, pasi aplikacioni “Deep Seek” tregoi po aq aftësi sa “Chat GPT” për të cilin janë shpenzuar miliarda dollarë. “Nvidia” humbet 593 miliardë dollarë në 24 orë.
/tvklan.al