Sot pasdite në ambjentet e Shtëpisë Qëndrore të Ushtarakëve i është dhënë lamtumira e fundit Nënkolonel Besim Fagut nga familjarët, miqtë, shokët kuadro si dhe krerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Rendit, Ministrisë së Kulturës, Federatës së Futbollit të cilët bënë homazhe. Në fjalën e mbajtur u theksua se Besim Fagu ka qënë pjesëmarrës i luftës për çlirimin e vendit, ushtarak, futbollist i Partizanit, i ekipit Kombëtar, fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Ballkanik të vitit 1946 që gjithë jetën ia ka kushtuar sportit duke qënë dhe drejtues i klubit Partizani i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe i përgatitjes fizike luftarake të ushtrisë. Rreth 13 medalje dhe urdhra flasin për punën e tij përkushtruese që ka kryer deri në moshën 76 vjeçare. Shumë nga cilësitë e tij ua ka trashëguar dhe fëmijëve ku Agimi dhe Arbeni u shquan në bashketbollit shqiptar. Më pas nën bandën e ushtrisë, arkivoli me trupin e tij u nis për në varreza.
Të mërkurën Bylis-Ballshi do të luajë takimin e kthimit për kupën e UEFA në futboll. Përballë tij do të jetë Inter i Bratislavës. Perpara takimit i morem nje interviste trajnerit Hysen Dedja.
Hysen Dedja: Gjendja e ekipit është e mirë, gjithsecili mendojmë pavarësisht se ekipi kundërshtar është i fortë rezultati është në favor të kundërshtarit 3 me 1, por gjithnjë mendojmë për kualifikimin. Pjesën më të madhe të lojës e kemi luajtur me 5 mbrojtësa, katër mbrojtesa, këtu mund të lozim me më pak, por gjithmonë lojtarët që lozin më pak do të jenë më fanatikë dhe detyra që asnjëherë pra të mos harrojmë atë që thashë që kundërshtari të na shënojë. Gjendja është e mirë, nuk ka asnjë të dëmtuar, pra që është arma kryesore që futbollistët janë optimistë./tvklan.al