Lufta për trafikun dhe drogën sjell një luftë shifrash mes opozitës dhe Ministrisë së Rendit. Deklarata e një dite më parë e këtij të fundit mbi mosfunksionimin e një strukture antidrogë në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike ka sjellë dhe reagimin e zëdhënësit të kësaj partie. Zyra e shtypit është përqëndruar në statistikat e institucioneve ndërkombëtare vitet e fundit për luftën kundër drogës.

Edi Paloka: “Ministria e Brendshme e Italisë deklaron se nga 1 janari dei në 31 qershor 2004 në Itali janë sekuestruar 1682 kg kokainë e dërguar nga Shqipëria. Ndërkaq në Shqipëri jo në 6 muaj, por në një vit është sekuestruar vetëm 1 kg kokainë. Arsyeja është vetëm një: trafiku mbrohet nga shteti, sepse trafikun e kokainës në Shqipëri e bën kompania ‘Nano travel’, nipi i Toskës, vëllai i Xhafës, klani i Ruçit apo familjarët e Bule Robos. Lidhur me trillimin tjetër të Toskës se njësia antidrogë është ngritur pas vitit ’98, deklaroj se ky ështtë një mashtrim i një sharlatani të denjë vetëm për rangjet më të ulëta të malavitës.” /tvklan.al