Bayer Leverkusen e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Champions League.
“Aspirinat” triumfuan me shifrat e thella 4-0 ndaj holandezëve të Feyenoord në transfertë. Paraqitje bindëse e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso, që merr tre pikët e para.
Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, kur u shënuan të katërt golat. Florian Wirtz, ishte autor i një dopiete, në minutat 5 dhe 36, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Grimaldo.
Në fundin e pjesës së parë, Wellenreuther, shkaktoi autogol, duke dërguar sfidën në 0-4, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund.
Në sfidën tjetër, Benfica triumfoi në Beograd ndaj serbëve të Crvena Zvezda, me rezultatin 1-2. Portugezët shënuan dy herë në pjesën e parë me Akturkoglu në minutën e 9-të dhe Kokcu në minutën e 29-të. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Ndiaye në minutën e 86-të. /tvklan.al