Pesë ndeshjet e Bundesligës gjermane, të vlefshme për javën e shtatë, prodhuan gola të shumtë të shënuar.
Bayer Leverkusen u rikthye te fitorja, pas dy barazimeve radhazi. “Aspirinat” triumfuan me rezultatin 2-1 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt.
Me këtë sukses, skuadra e Alonsos ngjitet në vendin e katërt me 14 pikë, 1 më shumë se Eintracht Frankfurt, që mban vendin e pestë.
Fitore tejet të rëndësishme mori edhe Leipzig që mposhti 0-2 në transfertë skuadrën e Mainz. Me këtë triumf, Lepzig kryeson renditjen me 17 pikë, por pret të mësojë rezultatin e Bayern Munich, që më mbrëmje përballet me Stuttgart.
Në takimet e tjera, Borussia Monchengladbach fitoi 3-2 ndaj Hedenheim. Freiburg fitoi 3-1 ndaj Augsburg, ndërsa me të njëjtin rezultat fitoi edhe Hoffenheim ndaj Bochum. /tvklan.al