Bayer Leverkusen ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e Xabi Alonso. Trajneri spanjoll do të largohet nga drejtimi i “aspirinave” në fund të sezonit dhe në klubin gjerman e kanë të qartë këtë.

E ardhmja e Alonso-s prite të jetë në Madrid. Reali e ndjek prej kohësh ish-lojtarin e tyre dhe janë gati t’i besojnë stolin në verë.

Carlo Ancelotti pritet të largohet dhe në stol projektohet Alonso. Në këtë situatë, te Leverkusen po punojnë për zëvendësuesin dhe alternativat nuk mungojnë.

Drejtuesit e kampionëve në fuqi, pëlqejnë dy emra, trajnerin e Stuttgart, Sebastian Hoeness dhe ndihmëstrajnerin e Nagelsmann te Gjermania, Sandro Wagner. /tvklan.al