Sezoni aktual do të jetë i fundit për trajnerin Xabi Alonso te Bayer Leverkusen.

Pas një aventure të shkëlqyer me “aspirinat”, tani Alonso po mendon për një skuadër të re.

Interesimet në drejtim të teknikut spanjoll, me Real Madrid dhe Bayern Munich që e ndjekin prej kohësh.

42-vjeçari ka vendosur të largohet nga Leverkusen pas përfundimit të sezonit aktual, por ende nuk dihet e ardhmja e tij.

Gjasat janë të mëdha, që Alonso të pasojë në stolin e Real Madrid Carlo Ancelotti-n, i cili gjithashtu në fund pritet të largohet. /tvklan.al