Bayer Leverkusen, nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Werder Bremen në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Bundesligë.
Një tjetër hap fals për “aspirinat”, që në pesë javët e fundit, numërojnë tre barazime.
Skuadra e drejtuar nga Alonso e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh me Boniface në minutën e 30-të, por Ducksch barazoi shifrat në minutën e 74-t.
Një autogol i Agu 3 minuta më vonë, riktheu avantazhin e miqve, por edhe këtë herë vendasit nuk u dorëzuan, duke barazuar shifrat në 2-2 me Schmidt në minutën e 90-të.
Me këtë barazim, Leverkusen mban vendin e tretë me 15 pikë, ndërsa Werder Bremen renditet në vendin e nëntë me 12 pikë. /tvklan.al