Altin Goxhaj: “Unë jam në mes të Tiranës, jam mbrapa Hotel Tiranës, jam mu në qendër të Tiranës, jam vetëm 100m larg bashkisë Tiranë. Ky është një pallat që nuk duhet të ishte, kjo është rrugë. Kjo është rruga e lagjes sime. Këtu jetoj unë, te kjo zona këtu mbrapa. Këtu ka qenë rrugë dhe këtu nuk është më rrugë, këtu është pallat. Ky pallat është pa leje, ky është pallati i Dash Pezës, ky është pallat i shokut të Edi Ramës. Ky është pallat i të artisë Socialiste, shokut të Edi Ramës që është bërë te rruga ime. Ne duhet të shkojmë në shtëpi, ne duhet të kryejmë nevojat tona, ne nuk kemi ku i kryejmë. Megjithatë unë sot mora një ambulancë, po mund të kisha marrë dhe një zjarrfikëse. Ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh në Tiranë sot, sa e sa rrugë në Tiranë janë bërë të tilla që janë të pakalueshme për zjarrfikëset dhe ambulancat.”/tvklan.al