Altin Goxhaj: “Unë në emër të Lëvizjes “Zgjohu”, kam dalë vazhdimisht duke denoncuar lejet e ndërtimit të bashkisë Tiranë, kam denoncuar kontrollin që ka bashkia mbi lejet e ndërtimit, mbi firmat e projektimit, mbi atë që quhet betonizim i Tiranës. Jam këtu me një rast më tipik, mbasi kam dal për mbi 30 lejet e Delijorgjit që i janë dhënë pranë gjithë kësaj zone, kam dalë për firma projektimi që kam marrë 70% të lejeve të bashkisë, kam dalë për raste konflikt interesi në bashki. Por ky rasti këtu sot, kur qytetarët më të varfër të Tiranës vijnë t’u prishin shtëpinë për të ndërtuar një pallat që kushton 10 miliard lekë në shitje. Ky është një rast shumë, shumë tipik se si funksionon bashkia Tiranë. Gjehen njerëzit më të varfër që nuk kanë mbrojtje, që nuk kanë fuqi mbrojtje ligjore dhe këtyre u shkatërrohen shpia, u grabiten pronat, u falsifikohen firmat dhe u merret gjithçka. Kjo është bashkia Tiranë, kshu është bërë betonizimi i Tiranës, kjo është historia e Tiranës”.

“Gjatë kohës që ka dalë kjo leje ndërtimi, unë kam qenë emigrant në Holandë. Edhe është komplet diçka e falsifikume”./tvklan.al