Vallja popullore shqiptare e interpretuar prej vitesh me radhë nga valltari më i madh, Besim Zekthi, ka qenë edhe një nga motivet që e shtyu Dedin Sulin që t’i dedikonte atij këtë libër, duke e cilësuar atë si “Korife i vallëzimit shqiptar”. Por çfarë thotë vetë autori për botimin e tij dhe për këtë figurë të madhe të artit koreografik shqiptar.
Dedin Suli: “ U nisa nga një korife siç është rasti i Besim Zekthit, ku me magjinë e tij, kudo që shkoi, ai tregoi ngjyrat e atdhetu të tij edhe në të tre kontinetet ku ai shëtiti u njoh Shqipëria nëpërmjet Ansamblit Shtetëror.”
Me këtë rast, në Teatrin e Operas dhe Baletit është organizuar dhe promovimi i këtij libri, ku merrnin pjesë dhe artistë të fushave të ndryshme, të cilët u shprehën me fjalët më të mira për kontributin që ka dhënë Besim Zekthi në artin tonë koreografik. Të tjerë e konisderuan si ambasadorin e artit shqiptar në koncertet që ai ka dhënë në shumë vende të Europës./tvklan.al