Ligji për amnistinë në burgje i mbajtur pezull prej muajsh pritet të rikthehet për votim në Parlament. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se për kalimin e draftit do të kërkohet vota e deputetëve të rinj të opozitës. Nga ky ligj do të përfitojnë rreth 350 të burgosur.

Gjatë inaugurimit të ambienteve të reja të spitalit të burgut, Gjonaj, sqaroi se me këtë investim i jepet fund problematikës të trajtimit të të burgosurve në spitalet private.

Jo pak herë të dënuar apo të arrestuar vip për muaj rresh trajtohen në spitale private duke shmangur në këtë mënyrë qëndrimin në qeli.

Tv Klan