Java nis me energji paksa të ngarkuar për shkak të lidhjes së diellit me Plutonin e pushtetshëm dhe hënës në Luan. Nuk do të mungojnë shqetësimet, dyzimi ndërsa duhet patur kujdes me nxitimin dhe egoizmin që përçon Luani.
Gjithsesi për disa shenja ky është momenti kur do të marrin shtysën e duhur për të vënë në jetë planin e tyre. Për të mësuar se si do të jetë java juaj, programi “Rudina” në Tv Klan sjell parashikimin e yjeve për secilën shenjë.
Dashi
Të lindurit në Dash do të shkëlqejnë këtë javë. Drita e yjeve ju ngarkon me energji, duke ju dhënë shtysën e nevojshme për të mbyllur punët e papërfunduara. Është e lehtë të jepni një goditje elektrike kur ka kaq shumë energji në ajër. Mos nxitoni të shkoni në një konflikt kokë më kokë, përkundrazi përpiquni të ulni tonet dhe të arrini një kompromis që i bën të gjithë të lumtur.
Demi
Risi interesante për të lindurit në shenjën e Demit sa i përket punës këtë javë. Një lajm i papritur mund t’ju hapë rrugën drejt mundësive të reja. Bëhuni gati për të kapur mundësinë, disa raste janë vërtet të papërsëritshme. Edhe në dashuri bëhuni gati për të bërë një hap më tej, nuk do të arrini asgjë pa u ekspozuar ndaj ndonjë rreziku. Filloni të shikoni më shumë përreth.
Binjakët
Shqetësime dhe situata të bezdisshmepër të lindurit në Binjakë këtë javë. Nuk jeni në formë dhe kjo duket, ju luftoni për të ruajtur ritmet e zakonshme. Nuk ka asgjë që nuk mund ta kapërceni me vendosmëri dhe këmbëngulje. Rezistoni sa të mundeni dhe në fund do të shpërbleheni. Edhe për punët e zemrës rekomandohet durim. Nuk mund ta kontrolloni gjithmonë situatën, thjesht duhet të prisni momentin e duhur.
Gaforrja
Yjet u buzëqeshin të lindurve në Gaforre, të cilët megjithatë nuk do të duhet të rrinë duarkryq. Po ju hapet një periudhë me fat, mos e humbisni duke pritur që t`ju bjerë nga qielli. Aktivizohuni sa më shpejt që të jetë e mundur, bëni të qarta ndjenjat dhe ambiciet tuaja dhe ndiqini ato sa më mirë që të mundeni. Vetëm duke qenë të guximshëm do të mund të gjeni rrugën e duhur.
Luani
Merr frymë thellë, i dashur Luan. Shumë situata të pakëndshme kërcënojnë gjendjen dhe planet tuaja këtë javë. Nëse e lini veten të tërhiqeni nga emocionet e momentit, vetëm sa do ta përkeqësoni situatën. Llogaritni çdo lëvizje, me qetësi pa u nxituar dhe do të mund ta kapërceni këtë fushë të minuar të padëmtuar.
Virgjëresha
Disa ngjarje të paparashikuara do t`i bëjnë nervozë të lindurit në Virgjëreshë. Një sërë faktorësh të papritur do t’ju detyrojnë të ndryshoni planet në zhvillim, duke krijuar jo pak shqetësime. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye për t`u mërzitur: Çdo gjëe keqe e ka një të mirë. Merrni parasysh rrethanat tuaja të reja dhe përshtatuni, mund të zbuloni një rrugë më të shkurtër drejt qëllimeve tuaja.
Peshorja
Grindje dhe rrahje zemre për të lindurit në Peshore. Ndikimi i yjeve ju bën shumë më të ndjeshëm. Çdo mosmarrëveshje është një dramë dhe çdo debat është një tragjedi, do të jetë shumë e vështirë të kontrolloni emocionet tuaja këtë javë. Në të njëjtën kohë, yjet ju ndihmojnë të dëgjoni ndjenjat tuaja më të thella, ndaj jini më të sinqertë me veten tuaj dhe me njerëzit tuaj të dashur.
Akrepi
Të lindurit në Akrep do të jenë në gjendje të heqin disa guralecë nga këpucët e tyre. Viti 2024 ka nisur me një periudhë stresuese që më në fund ka përfunduar, tani do të keni mundësinë të shijoni frytet e punës suaj, por edhe të thoni më në fund atë që mendoni pa u frenuar. Merrni këtë periudhë qetësie si një mundësi për të vlerësuar horizonte të reja: a ka ardhur koha për të eksploruar mundësi të reja?
Shigjetari
Një javë e qetë për të lindurit në Shigjetar. Ju mungon energjia dhe dëshira për të bërë gjëra të reja, keni nevojë për një pushim fizik dhe shpirtëror. Mundohuni t’i kushtoni pak kohë vetes, si për të rimbushur bateritë, ashtu edhe për të vlerësuar më mirë hapat e ardhshëm. Nëse jeni të rraskapitur nuk është vetëm për shkak të lodhjes së përditshme, a jeni i sigurt se kjo është rruga e duhur për ju?
Bricjapi
Të lindurit në Bricjap do të duhet të mësojnë të jenë pak më realistë. Yjet ju mbështesin këtë javë, por nuk mund të bëjnë mrekulli. Përpiquni t’i rregulloni pak gjërat dhe tësynoni qëllime të arritshme, ose rrezikoni të përfshiheni në çështje shumë të mëdha se ju. Vazhdoni hap pas hapi, duke synuar fitore të vogla dita-ditës, pa pritur të arrini gjithçka menjëherë.
Ujori
Të lindurit në Ujor drejtohen nga ambicia. Keni plane të mëdha dhe mjete për t’i realizuar ato, jini të vendosur dhe synoni drejt majës pa u shpërqendruar. Kini kujdes të mos verboheni nga lakmia, rrezikoni të vraponi shumë shpejt dhe të mos shihni shenjat e rrezikut. Të dish se kur të ndalosh është po aq e rëndësishme sa të dish kur të rrezikosh.
Peshqit
Për të lindurit e Peshqve, paranoja vendos shkopinj në rrotat e tyre këtë javë.Yjet mund t`ju japin shumë kënaqësi, por pasiguria dhe frika për të bërë gabime i kufizojnë lëvizjet tuaja.Duhet t`i friksoheni dështimit dhe mos u besoni njerëzve përreth jush, do të jetë një vetësabotim vërtetë i pavetëdijshëm. Nëse nuk ndërmerrni disa rreziqe tani, mund të pendoheni në planin afatgjatë./tvklan.al