Luis Hasa, do të vazhdojë karrierën të skuadra e Lecce-s. Mesfushori ka mbyllur aventurën te Juventusi, por do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionatit italian.

Futbollisti 20-vjeçar, do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën si lojtari më i ri i Lecce-s.

Vetëm një ditë më parë, Hasa refuzoi të transferohet te Frosinone dhe duket se ka qenë zgjedhje e duhur, pasi tashmë do të ketë mundësinë të luajë në elitën e futbollit italian.

Hasa kishte dhe një vit kontratë të mbetur me Juventusin dhe verën e ardhshme, klubi bardhezi rrezikonte ta humbiste falas.

Ende nuk bëhen të ditura detajet e transferimit të Hasës te Lecce. Mesfushori ka qenë pjesë e moshave të Italisë, deri tek U-21, por përflitet se mund të zgjedhë të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë. /tvklan.al