Parashikimet e saj javore dhe mujore për vendosjen e planetëve nuk mungojnë kurrë në “Rudina” në Tv Klan, por në këtë bisedë, Meri Shehu nuk flet vetëm për astrologjinë. Edhe pse është astrologia më e njohur, s’e kemi parë kurrë të tregojë rreth vetes apo jetës private që ka preferuar ta mbajë gjithnjë larg vëmendjes.

Duke respektuar dëshirën e saj, Rudina Magjistari i kërkoi astrologes të përshkruante vetëm ndjesitë e momenteve të bukura e më konkretisht, lindjen e vajzës. Meri shprehet se ka qenë një lumturi e pakrahasueshme me asgjë tjetër.

Meri Shehu: Thonë që kur lind një fëmijë disa e përjetojnë keq, por unë aty kam ndier lumturinë  më të madhe. Në kishte ndjenjë lumturie që mund të jetojë një njeri… aty fluturoje! Nuk e di, ta jep natyra, ta jep momenti, ta jep instinkti, por unë lumturi të tillë nuk kam ndier më. Aty e kam prekur, them që ajo ishte një lumturi që ata që  e kanë jetuar ta mbajnë mend, por ata që s’e kanë jetuar, ta provojnë. Vetëm ai moment pas lindjes që kishe një lumturi të paparë, nuk ka të krahasuar. Unë s’e kam përjetuar më. Çfarëdo sadisfaksioni pune, personal, çfarëdolloj gëzimi tjetër, nuk ma ka dhënë atë lumturi që unë kam ndier atëherë.

Astrologia tregoi edhe për  marrëdhënien nënë-bijë që duket se bazën më të fortë ka besimin.

Rudina Magjistari: Me çfarë syri të sheh?

Meri Shehu: Gjithmonë me syrin kritik.

Rudina Magjistari: Mund ta themi që është artiste në profesion? I takon një prej profesioneve kreative.

Meri Shehu: Thjesht më menaxhon, më drejton në mënyra të ndryshme me idetë dhe unë e besoj. I vetmi njeri që besoj është ajo./tvklan.al