Deri në fund të këtij viti 14 qendra shëndetësore të qarkut të Tiranës do ti jenë nënshtruar rehabilitimit të plotë.
Një prej tyre është dhe qendra shëndetësore nr. 10 në kryeqytet ku punimet janë inspektuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo thotë se po investohet në portën e parë të shërbimit për qytetarët.
“Qendra Nr. 10 që inspektojmë sot, e cila i është nënshtruar tashmë punimeve rehabilituese, ofron shërbime për rreth 80 000 banorë të qytetit të Tiranës. Por kjo qendër është vetëm njëra prej 80 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, të cilat pritet të përfundojnë së shpejti.
Nëpërmjet investimeve të buxhetit të shtetit, ne do të përmirësojmë shërbimet që ofrojmë për qytetaret në porten e parë të shërbimit, që janë qendrat shëndetësore dhe pikat e ambulancave”.
Manastirliu premton përfundimin e rikonstruktimit të 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave brenda vitit, ndërsa brenda 4 viteve qeveria ka premtuar rehabilitimin e 300 të tillave.
Tv Klan