Zv/kryeministrja Ledina Mandia ka reaguar pas deklaratave të Ilir Metës për shkarkimet në administratë. Mandia nuk e përmend Ilir Metën, por thotë se duke marrë shkas nga keqkuptimet e krijuara lidhur me rolin e Task – Forcës dëshiron të sqarojë opinionin publik se në rastet kur nga monitorimi konstatohen raste të sjelljeve apo veprimeve të kundraligjshme, të cilat cënojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Task – Forca procedon me njoftimin e institucioneve kompetente ligjore për ndjekjen e mëtejshme të çështjes konform dispozitave ligjore në fuqi.

Sipas saj të gjithë punonjësit e administratës publike duhet të jenë, jashtë çdo lloj ndikimi politik. Mandija thotë se është e vendosur për të përmbushur deri në fund misionin për garantimin e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të lirë dhe të ndershëm.

Tv Klan