Maqedonia është në mesin e shteteve ballkanike të cilave është ndërprerë dërgesa e gazit rus, si pasojë e kontestit mes Moskës dhe Kievit për çmimin e këtij energjensi.

Nga shoqata aksionare Mak Petrol, e cila menaxhon me gaz përçuesin në Maqedoni, ka njoftuar se një afat prej 20-24 orësh do të bëhet ndërprerja e plotë e dërgesës së gazit natyror për konsumatorët në Maqedoni.

Për situatën e krijuar është informuar edhe qeveria, e cila ka caktuar seancë të posaçme për këtë çështje, si dhe konsumatorët më të mëdhenj të gazit.

Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi vlerëson se në afat të shkurtër Maqedonia nuk do të ndjej pasoja më të mëdha nga kjo ndërprerje, por paralajmëron se pasojat mund të rriten nëse ndërprerja zgjat një kohë më të gjatë.

Fatmir Besimi: “Ndikime gjithsesi do ketë në ekonominë e vendit, mirëpo ajo që është më e rëndësishme në Maqedoni  një shfrytëzues i vogël me gaz. Ndaj edhe klikimet do të jenë të asaj përmase. Momentalisht në Maqedoni afër 26 kompani ka që shfrytëzojnë gazin. Tregu është komplet i liberalizuar në aspektin e furnizimit me gaz.”

Isen Saliu: “Zyrtarët cilësojnë se ndërprerja e dërgesës së gazit për në Maqedoni nuk do të ketë refleksion të drejtpërdrejtë negativ për qytetarët. Të gjitha kompanitë që shfrytëzojnë gaz posedojnë sistem të adoptuar edhe për shfrytëzim të masurit, i cili momentalisht në bursa ndërkombëtare është trefish më i lirë se gazi. Nga Shkupi për Tv Klan Isen Saliu.”/tvklan.al

Gazetar: Isen Saliu