Aida Shtino: “Dua të falënderoj të gjithë ata persona të cilët qëndruan me ne natën e sotme në këtë të premte të gjatë kërkimesh, verifikimesh në këtë maratonë të gjatë informacionesh në kërkim të fatit të personave të humbur”.

E premtja e radhës e “Njerëz të Humbur” shënoi ditën e djeshme një maratonë të gjatë kërkimesh.

Mes një realiteti të prekshëm u përmendën dhe fenomenet thriller që përfshijnë shpesh realitetin shqiptar.

Bledion Terpollari mban mbi vete të fshehtën e një historie ku gjithçka mban emrin mister.

Dy pistat kryesore ishin Kreta dhe Athina. Djali ishte parë në vite të ndryshme, por mbetet ende enigmë vendodhja reale e tij. Në qoftë se është ende në jetë pse Bledioni nuk bëhet i gjallë për familjarët?

Deti Adriatik me dallgët e bujshme duket se përfshin çdo hap e çdo gjurmë të Klodian Fejzullahut, djalit 34-vjeçar nga Fieri.

Të tjerë ndërkohë shënojnë numrin rendor në statistikat e Njerëz të Humbur, ndër të cilët Spartak Nurçe, Besim Skila, Sokol Tervolli, Albert Kosova e të tjerë./tvklan.al