Një supermarket u grabit në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 pas mesnate në zonën e Don Boskos. Autorët kanë thyer derën me mjetet të forta dhe kanë grabitur paratë e gjetura në arkë.
Bëhet fjalë për një shumë që nuk i kalon 40 mijë Lekë të vjetra. Në nxitim e sipër grabitësit kanë marrë edhe disa sende nga raftet e supermarketit.
Tv Klan