Opozita edhe këtë të enjte nuk ishte e pranishme në sallën e Kuvendit, por është mbledhur në qytetin e Vlorës.
Ishte Kryeprokurorja Arta Marku ajo e cila nisi seancën e Parlamentit ku nga foltorja prezantoi raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2017.
Marku tha se ka një rritje prej 10 % të kallëzimeve penale. Sipas saj përqindjen më të lartë të krimit e ka Vlora, dhe më të ulët Dibra.
Lufta kundër korrupsionit është prioritet i Kryeprokurores Marku.
Ndërsa lidhur me procedimet penale për funksionarët e lartë gjatë vitit 2017 ka pasur 13 të tillë. Gjithashtu numri më i lartë i procedimve ka qenë ai për vjedhje.
Por ndërsa Marku prezantonte raportin në Kuvend, kreu i opozitës, Lulzim Basha tha në Vlorë se Prokurorisë tashmë ka rënë.
“Marku është shërbëtore e Edi Ramës dhe jo Prokurore e Përgjithshme”, tha Basha.
/tvklan.al