Lajme Arkiva 2004

Marrëveshjet e interkonjeksionit me Albetekomin janë kontratat tip të njëjta për  të gjithë operatorët rural. Deklarata e liderit të opozitës janë të pasakta dhe të pabazuara, ky ka qenë qëndrimi i kompanisë rurale Age Comunication  pas akuzave të liderit të opozitës se kjo kompani ka një kontratë preferenciale me Albtelekomin.

“Sa na takon neve, kompanisë sonë në raport me Albtelekom Sh.A. plotësisht të ligjshme, ne nuk mendojmë se mund të ketë ndonjë influencë, ose ndonjë efekt ky hetim që do të bëhet për Albtelekom SSh.A”.

Drejtues të Age Comunication  nuk pranuan të publikonin përmbajtjen e marrëveshjes së interkonjusionit, për arsye konfidenciale, gjithashtu ata deklarua se zëvendës ministri aktual i industrisë Arben Ahmetaj  ka dhënë dorëheqjen nga funksionet administrative pas emërimit në këtë post politik. Ahmetaj aktualisht figuron vetëm si aksioner i kompanisë së telefonisë rurale./tvklan.al