2 të vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci një një atentati ndodhur në Dobraç të Shkodrës këtë të enjte. Rreth orës 15:50 minuta persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri ndaj mjetit tip “Benz” me targa kroate në zonën e Dobraçit. Hamza Lici ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa është plagosur miku i tij, Arlind Bushati.
Policia në informacion zyrtari thotë se për shkak se mjeti humbi kontrollin, u përplas me një motor me të cilin po lëvizte çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Kjo e fundit ka humbur jetën ndërsa ndodhet në gjendje kritike në spital, bashkëshorti.
Në vendgjarje përvec policisë vendore, shkuan dhe dy grupe RENEA. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i këtij atentati është bërë hasmëria mes dy grupeve kriminale.
Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, persona të njohur për policinë e Shkodrës. Fisi Lici ka qenë i akuzuar për disa krime të rënda, si vrasje apo gjobvënie.
Pas më shumë se 2 vitesh në arrati, Ibrahim Lici u arrestua në Turqi me kërkesë të drejtësisë shqipatare.
Gjykata turke në Stamboll vendos në mars të këtij viti që ai të lirohet nga qelia dhe të mos dalë nga territori turk deri në përfundimin e hetimeve.
Arlind Bushati, i cili mbeti i plagosur në atentatin e kësaj të mërkure, pak ditë më parë denoncoi në policinë e Shkodrës se u kërcënua me armë në pedonalen e qytetit. Ai theksoi se persona të ponjohur i kanë drejtuar një pistoletë. Për këtë rast ai denoncoi në polici.
Klan News