Policia e Gjirokastrës ka zbardhur një skemë mashtrimi me pasoja të rënda pas hetimeve 4-mujore.
Blutë ndaluan një 27-vjeçar me iniciale A.K. banues në fshatin Picar, të akuzuar se përmes mashtrimit i ka marrë një gruaje 42 mijë Euro.
Gjatë ndalimit nga policia, në makinë ju gjet edhe një pistoletë sportive pa leje, duke i shtuar vetes edhe akuzën e armëmbajtjes pa leje, përveç asaj të mashtrimit me pasoja të rënda.
Shumën e parave prej 42 mijë Euro, 27-vjeçari e përvetësoi nga një grua duke e mashtruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al