Ky është burgu i “Kosovës së Madhe” në Lushnje. Mbipopullimi në qelitë e burgut është një nga problemet kryesore me të cilin hasen drejtuesit e këtij institucioni por edhe vetë të dënuarit. Numri i është dyfish i atyre të lejuar dhe kjo e bën edhe më të vështirë bashkëjetesën e tyre.
Artan Goxhi: “Dhomat janë të vogla për popullsinë që kanë nga mbi popullimit në të gjitha burgjet. Ne jemi 8 veta në dhomë, hapësirën e shikoni edhe vetë. Norma është pothuajse 70, me disa ndryshime të vogla shtuar një kokës vezë, shtuar një gotë qumësht, çik marmelatë duhet të rastisësh.”
Ramazan Hamataj: “Fluksi është shumë i madh. Kapaciteti është 180 dhe realisht janë 300 të dënuar.”
Përveç mbipopullimit të dënuarit ankohen se gjykatat nuk respektojnë të drejtën e tyre për lirim me kusht dhe ulje të dënimit.
Artan Goxhi: “Nuk na kanë bërë asnjëlloj ulje, 11 vjet po bëj avash avash.”
Neritan Qejvani: “Jemi ¾ plotësuar ¾ e dënimit besoj se duhet të dalësh automatikisht jashtë. Sepse i përmban ligji, gjë që nuk e zbatojnë.”
Ramazan Hamataj: “Pretendojnë që të dalin sa më shpejt qoftë me ulje të dënimit, qoftë me lirim të parakohshëm më kusht që pretendojnë. Por ato janë disa norma që duhet ti plotësojnë dhe përgjithësisht këtu ka pasur gjithmonë kontradikta apo ankesa në lidhje me gjyqësorin.”
Në burgun e “Kosovës” vuajnë dënimet një pjesë e madhe e të ekstraduarve, të cilët për shkak të mbipopullimit janë transferuar më pas në burgun e sigurisë së lartë në Korçë dhe institucione të tjera të riedukimit në vend./tvklan.al