Në mesazhin e fundvitit Presidenti Begaj u fokusua tek arritjet e Shqipërisë në vitin 2024, me hapjen e grup kapitujve të negociatave me BE, konsolidimin e shtetit të së drejtës, por edhe çeljen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Kreu i shtetit përmendi faktin se Shqipëria sot është vendi ku reforma në drejtësi po i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

Begaj vlerësoi vendimin e Parlamentit për t’i hapur rrugë votës së diasporës. Begaj, i cilësoi zgjedhjet e vitit 2025, një test për të treguar se vendi ka mësuar nga gabimet e së shkuarës.

Begaj pati edhe një thirrje për të rinjtë, teksa i fton të përqafojnë risitë dhe të lidhen fort me trashëgiminë e popullit tonë.

Klan News