Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin në tregun e Krishtlindjes në qytetin Magdeburg në Gjermani, ku një makinë hyri mes turmës së qytetarëve duke shkaktuar 2 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj thotë se ky sulm duhet dënuar në termat më të ashpër, teksa shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë.

“Sulmi i tmerrshëm ndaj qindra njerëzve në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duhet të dënohet në termat më të ashpër si një akt frikacak, jo dinjitoz dhe i pajustifikueshëm. Shqipëria qëndron me vendosmëri me popullin e Magdeburgut dhe të gjithë Gjermanisë dhe shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave”, shprehet Presidenti Begaj.

Drejtuesi i mjetit që hyri mes turmës së njerëzve është arrestuar nga policia gjermane. Ai është një 50-vjeçar me origjinë saudite që ka punuar si mjek.

/tvklan.al