Leo Messi, shtoi një tjetër trofe, në koleksionin me titujt e shumtë të fituar. Argjentina triumfoi në Kupën e Amerikës, duke marrë këtë trofe, për herë të dytë radhazi.
Messi u dëmtua në finalen ndaj Kolumbisë, duke u detyruar ta mbyllë ndeshjen më herët se të tjerët, por në fund ia doli të festojë.
Në një postim tij, ai deklaroi se është mirë pas dëmtimit dhe shpreson të jetë sa më shpejt në fushë. Messi shkruan se përveç të tashmes, Argjentina ka edhe një ardhme shumë të mirë, me lojtarët në përbërje.
“Copa America ka përfunduar dhe gjëja e parë që dua të bëj është të falënderoj të gjithë për mesazhet dhe përshëndetjet. Jam mirë, falë Zotit dhe shpresoj që së shpejti të jem në fushë, duke shijuar atë që dua më shumë. Jam i lumtur, shumë, sidomos sepse ia arritëm qëllimit që kishim dhe Di Maria largohet me një trofe të fituar
Më të moshuarit, Otamendi apo unë, e jetojmë me një entuziazëm të veçantë, me shokët e tjerë të skuadrës që kanë luajtur tashmë disa turne dhe shtojnë përvojën e tyre dhe me një grup të rinjsh që japin gjithçka për çdo top. Ne jemi një ekip, si një familje.
Faleminderit të gjithëve që na mbështetën, kjo kombëtare ka shumë të tashme dhe shumë të ardhme.”, shkruan Messi. /tvklan.al