Ish kryetari i LSI, presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka qenë pjesë e një takim elektoral me banorët e disa njësive administrative të kryeqytetit.
Si pikën më të fortë të kësaj force Meta vlerëson mbështetjen e të rinjve, por dhe të qënurit sa më pranë njerëzve dhe problemeve të tyre .
“Unë besoj se këtu bën një dallim të fortë LSI. Është një forcë politike me këmbë në tokë dhe që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptar. Dhe natyrisht është partia e rinisë”,
– tha Meta
Një premtim kyç i LSI për zgjedhjet e 25 qershorit është orientimi i të rinjëve drejt arsimit profesional që do të ulë numrin e papunësisë së tyre.
Tv Klan