Dashurie Tola: “Unë quhem Dashurie Tola, kërkoj punë, çdo lloj pune, të punësohem, të shkoj në punë  se nuk kam të ardhura në shtëpi.”

Viktor Gumi: “Kemi një ofertë nga një kompani në një restorant, e cila kërkon rolin e 5 ndihmëseve kuzhiniereve, por që aty mund të bisedohen që të gjenden edhe poste tjera sikundër mund të jetë pastrimi i lokalit, sikundër mund të jetë pjatalarëse, sikundër mund të jetë ndonjë mirëmbajtëse e dhomave në qoftë se ka dhoma hoteli e kështu me radhë. Do të plotësoni një formular këtu sot për tu futur në sistem.”
Kështu ka nisur dita për ministrin e punës dhe çështjeve sociale Viktor Gumi. Ai ka pritur jo vetëm Dashurien në zyrën rajonale të punësimit në Tiranë, por me dhjetëra punë kërkues të tjerë për paraqiten aty çdo ditë.

Viktor Gumi: “Ka një fluks kërkesash që variojnë nga 60 deri në 70 kërkesa në ditë. Kjo duhet saktësuar që nuk është vetëm kërkesë papunësie, këtu vijnë edhe individë të tjerë të cilët kanë një punë dhe kërkojnë një punë tjetër. Brenda ditës realizohen gati 10-20 kërkesa. Si statistikë 3 mujore zyra e punës së drejtorisë rajonale të Tiranës i ka dhënë zgjidhje 1018 kërkesave.”

Ministri i punës dhe çështjeve sociale premton se 1 herë në muaj do të jetë pranë qytetarëve për të parë nga afër realitetin nga zyrat në varësi të dikasterit që drejton.

Viktor Gumi: “Kjo do të jetë besoj standardi në 4 vitet e ardhshme i ministrit të punës. Ku një ditë në muaj ministri i punës së bashku me punonjësit e çfarëdo lloj institucioni të varësisë do të jetë në shërbim të njerëzve./tvklan.alGazetare: Brunilda Cami